Alibeaj: Rama po provokon shqiptarët
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si të paligjshëm veprimin e policisë, që ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Sali Berishës për ta shoqëruar me forcë në Komisionin hetimor për çështjen e CEZ-it. Sipas tij, Rama është duke provokuar shqiptarët.
“Eksperiment mizor i Edi Rames per te provokuar shqiptaret nese jane nostalgjike per diktaturen e para 25 viteve!
Vetem nje pjelle e sistemit komunist dhe kultures se diktatures mund ta beje kete! Vete gjyqtar, vete prokuror, vete polic, vete drogen, vete koncensionet, vete pasurine publike, vete vetting-un! Gjithcka per vete dhe burgun per kundershtaret!
Tani pritet thjesht, te shihet nese shqiptaret jane vertet nostalgjike”, thotë Alibeaj.

