“Allahu Ekber? Do vdisni të gjithëve”, aksidenti i dyshimtë me furgonin e Vlorës (FOTO)

Mëngjesin e kësaj Krishtlindje në një fugon të linjës Tiranë-Vlorë në Qerret të Kavajës, i cili u përfshi në një aksident, ka ndodhur dicka e dyshimtë. Ngjarja është raportuar nga një prej personave që ka përjetuar vetë në kurriz gjithçka. Ai rrëfen se ishin duke udhëtuar në mënyrë të qetë, kur një burrë rreth të 50-ave u ngrit një herë në këmbë.

“Vëllezër, më njihni mua?, kështu tha burri dhe më pas u ul”, tregon dëshmitari Ai shton edhe se më pas burri u ngrit sërish dhe pasi iu afrua shoferit, i tërhoqi atij timonin, çka bëri që shoferi të manovronte brenda shumë pak kohe dhe automjeti të përplasej me trafikndarësen.

“Shoferi manovroi me timon. Kur tërhoqi timonin tha “do ju vdes të gjithëve. Allahu Ekber tha direkt”, shkruan qytetari. Ai bën me dije se pas këtij veprimi kanë ardhur në vendngjarje forcat e policisë, ndërsa fatorinoja i fugonit nisi të dhunonte 50-vjeçarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Dëshmitari shton edhe se policia shoqëroi fatorinon, shoferin e fugonit si dhe personin rreth të 50-ave, i cili fillimisht tentoi të arratisej duke ikur me vrap.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithë pasagjerët e tjerë janë shoqëruar në komisariat, ku pritet të japin dëshminë e tyre në lidhje me atë që kanë parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?