“Alo, policia! Në pallatin tonë kanë plas ujërat e zeza, arrestoni fajtoren”

Qytetarja po bënte punime në tualetin e shtëpisë, ujërat e zeza pushtojnë pallatin, Ngjarja e pazakonte ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ku shtetasja M.H., 49 vjeçe po bënte disa riparime. Puna nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe ujerat e zeza fillimisht kanë shpërthyer në apartament.

Më pas ato janë përhapur edhe në apartamentet e tjera të pallatit. Era e keqe ka alarmuar banorët, të cilët kërkuan sqarime për atë që kishte ngjarë. Më pas këta të fundit kanë njoftuar policinë sepse situata u bë e padurueshme dhe e rrezikshme.

Në vendin e ngjarjes mbërriti  patrulla për të marrë në konsideratë ankesën e fqinjëve, të cilët nën një zë kërkuan marrjen e masave për normalizimin e situatës. Mësohet se policia ka nisur hetimet në lidhje me pronaren e banesës, shtetasen M.H., 49 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?