Ambasada amerikane pastron plazhet shqiptare
Të premten e kaluar, sektori konsullor i Ambasadës Amerikane mori pjesë në një pastrim plazhi në Shqipëri, në kuadrin e ditës së përvitshme të udhëheqjes së konsullatës.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ku ka shpërndarë disa foto duke theksuar se kjo iniciativë është marrë në kuadër të temës së këtij viti, e cila është: Udhëheqja nëpërmjet dhënies së shembullit të mirë.
“Dhe ata e bënë këtë duke përveshur mëngët dhe duke mbledhur 450 kg plehra vetëm nga një plazh prej 60 m2. Sektori konsullor shpreson që ky veprim modest të ndihmojë në forcimin dhe përmirësimin e komunitetit që ata e quajnë shtëpinë e tyre.”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
Duket se atë çfarë shqiptarët nuk e bëjnë, janë amerikanë që shërbejnë në vendin tonë, të cilët kanë dhënë shembullin sesi mund të kontribuosh për vendin tënd.





Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ate-qe-se-bejne-shqiptaret-e-bejne-amerikanet-443655/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

