Ambasada e SHBA mesazh për Finon: Do të kujtohet për udhëheqjen e qeverisë së pajtimit kombëtar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Ambasada shprehet se Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë të re, të qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997, si edhe për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij politike.

”Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z. Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z. Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, shkruan ambasada.

SHKARKO APP