Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë notë proteste Shkupit: Sqaroni incidentin në Manastir
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në Shkup, nëpërmjet një note proteste drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, kanë kërkuar ndërmarrjen e masave adekuate për kapjen e huliganëve maqedonas, të cilët të martën kishin thyer xhamat e shtëpisë së Alfabetit në Manastir, ndërsa me grafite të shumta kishin kërkuar “vrasjen e shqiptarëve”, raporton gazeta “Koha” e Shkupit.
“Ju lutemi që të na sqaroni incidentin e përdhunimit të Memorialit të Kongresit të Manastirit ditën e martë, kur edhe shënohej kjo datë me rëndësi për Alfabetin e gjuhës shqipe. Pasi ky është incident i përsëritur vite me radhë, kërkojmë që të merren masa adekuate për mospërsëritje të tillë dhe të gjinden autorët e këtij incidenti në panevojshëm”, thuhet në reagimin e dy ambasadave në Shkup drejtuar MPJ-së, transmeton Zhurnali.
Ndryshe, sikurse në çdo përvjetor të përvjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip, edhe të martën ishte dëmtuar objekti i Kongresit të Manastirit në Manastir, ndërsa ishin thyer xhamat e derës hyrëse, si dhe ishin shkruar grafite shoviniste “smrt za shqiptari” (vdekje për shqiptarët).
Huliganët maqedonas kësaj radhe, me rastin e përvjetorit të 108-të të Alfabetit Shqip, kanë dëmtuar derën hyrëse të Shtëpisë së Kongresit të Manastirit në Manastir. Persona të paidentifikuar, sikurse edhe vitet e mëparshme, kanë gjuajtur gurë dhe mjete tjera. Ministria e Brendshme ka theksuar se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, por duke mos dhënë detaje.
Skandal/ Dhunohet shtëpia e Alfabetit Shqip në Manastir (VIDEO)

