Ambasadorët e rinj në OSBE e KE/ Emrat e propozuar nga Bushati që do paraqiten të hënën
Ministria e Punëve të Jashtme ka zbardhur dy emrat e propozuar nga ministri Ditmir Bushati për t’u emëruar si ambasadorë të Shqipërisë në OSBE dhe në KE.
Konkretisht, Igli Hasani, është propozuar si kandidat për ambasador pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vjenë.

Ne foto: Igli Hasani me zv.Ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi
Më herët gjatë mandatit te qeverisë “Rama 1”, Igli Hasani ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit Strategjik të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërsa Albana Dautllari, është kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, në krye të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, në Strasburg.

Ne foto: Albana Dautllari
Dautllari ka ushtruar më herët detyrën e Drejtoreshës së Diplomacisë Ekonomike dhe Publike dhe më pas atë të Drejtoreshës së Drejtorisë së Amerikës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Të dy kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare do të prezantohen të hënën para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme ku do të paraqesin dhe platformat e tyre për ushtrimin e detyrës si ambasadorë pas votimit të tyre nga Kuvendi që pritet të jetë të enjten e ardhshme.
Në seancën dëgjimore që do të nisë në orën 11:00 në Komisionin e Jashtëm dy kandidatët për ambasadorë Igli Hasani dhe Albana Dautllari do të shoqërohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gazmed Barbullushi. / H.M
Rendi i ditës në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme

