Ambasadorët Lu dhe Vlahutin 90 minuta në zyrën e ministrit Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pritur në zyrën e tij ambasadorët Lu dhe Vlahutin mesditën e sotme. Krerët e delegacioneve të SHBA dhe BE në vendin tonë, kanë qëndruar rreth 90 minuta në zyrën e ministrit Xhafa.
Ende nuk dihet tema e takimit, por mendohet se në qendër të këtij takimi do te jenë ngjarjet e fundit, ku emri I Saimir Tahirit është përfolur për lidhje me aktivitete kriminale. Kujtojmë këtu se kohët e fundit ambasadori Lu ka bërë deklarata të forta në lidhje me krimin në vend, ku sipas tij në Shqipëri ka 20 familje kriminale.

