Ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al Marri, një mik i shkëlqyer i punëve të mira të Tiranës
Katari është gjendur pranë Shqipërisë përherë, kanë dhënë shumë para për ekonominë tonë, shkollat, etj. Një shtet i vogël është Katari, por me fuqi ekonomike të madhe, e mbi të gjitha me shpirtin e një populli paqedashës dhe me kulturë, ndaj sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka nderuar ambasadorin e Katarit me “Çelësin e Qytetit”.
Pas pritjes në Bashki, Erion Veliaj shkruan në postimin e tij në facebook: “Më vjen mirë që, në mbyllje të mandatit të tij në Tiranë, nderuam me “Çelësin e Qytetit” Ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad Al Marri – një mik i shtrenjtë dhe mbështetës i shkëlqyer i punëve të mira të Tiranës. Faleminderit!”.