Ambasadori shqiptar në Greqi: Ndalimi i shoferëve rutinë. Janë liruar (VIDEO)

Ditën e sotme, dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi janë kapur duke transportuar libra në gjuhën shqipe. Mediat raportuan se Altin Tafa dhe Agim Asllani janë ndaluar nga policia greke, pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre u janë gjetur abetare e libra shqip, në përmbajtjen e të cilëve ishte edhe harta e Shqipërisë së Madhe.

Ata janë shoqëruar në Policinë e Janinës, ku po merren në pyetje lidhur me librat që transportonin.

Sipas policisë greke, dy shoferët shqiptarë të MPJ akuzohen për shpërndarje e materialeve propagandistike, dhe sipas tyre edhe për veprime që cenojnë marrëdhëniet mes 2 shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi sqaron ngjarjen duke dhënë një tjetër variant nga ai që kanë raportuar mediat. Dervishi thotë se thotë se ndalimi i shoferëve ka qenë rutinë. Në një prononcim për IN Tv, Dervishit thotë se shoferët tashmë janë liruar nga policia greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nr9644NOsTY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?