Ambasadorja amerikane: Nuk do të lejojmë asnjë presion pushteti mbi KLP në zgjedhjen e kreut të SPAK
Zgjedhjen e kreut të ri të SPAK nga KLP, ambasada amerikane në Tiranë, po e ndjek me kujdes dhe në çdo hap. Yuri Kim ka frikë se mos po manipulohet zgjedhja, ndaj ka reaguar fort, bile publikisht.
Yuri Kim sot në Twitter thekson se SHBA do ta monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK, duke pranuar rrezikun se procesi i përzgjedhjes mund të ndikohet nga ata që kanë interes për të manipuluar hetimet.
Yuri Kim shkruan: “Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë ose favore – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet.
Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar e do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara,” ka thënë në përfundim, Yuri Kim.
Ky mesazh ka nota paralajmërimi publik ndaj çdo anëtari të KLP, por me shumë shkojnë ndaj kryeministrit Rama dhe mazhorancës, ku duket hapur se ka një mos rakordësi mes palëve. Eshtë e natyrshme që të mos jenë dakort, pasi SPAK si rregull duhet të hetojë qeverinë dhe çdo pushtetar, pasi korrupsioni aty bëhet. Ndaj qeveria synon njeriun e saj në krye të SPAK, ndërsa amerikanët duan një njeri larg pushtetit dhe politikës.
Mesa duket edhe SPAK-u, siç deklaroi publikisht ish-ministri drejtësisë Ylli Manjani, është i ndarë në dy grupime; njeri me pushtetin dhe tjetrin me jo pushtetin, çka e komprementon emrin e këtij institucioni kushtetues. Nga kjo e keqja mund të jetë se do të arrestojnë për inat te njëri tjetrit, kundërshtarët e palëve.