Ambasadorja e SHBA: Jam e prekur nga mikpritja shqiptare
Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim, pas serisë së takimeve që ka zhvilluar që nga presidenti i vendit, kryeministri dhe ministrat e kabinetit e të tjerë përfaqesues të lartë të politikës në Shqipëri, nuk e ka fshehur se është e prekur nga mikpritja që i është rezervuar.
Ambasada Amerikane në një shënim në Facebook, teksa ka postuar një foto, ku ambasadorja Kim ka pozuar në mes të Presidentit të Shqiperise, Ilir Meta dhe kreut te Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në postimin në Facebook, Ambasadorja Kim shprehet se mikpirtja shqiptare është fakt. “Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritjen shqiptare është thjesht pohim i një fakti”, u tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim të ftuarve në pritjen që ajo organizoi në 30 janar për përfaqësues të komuniteteve politike, diplomatike, të biznesit, shoqërisë civile, medias, kulturës dhe bashkësive fetare.