Rama ndan pamjet, 107 projekte dhe 13 ide fituese për Festivalin e Shkencës në Tiranë

Faza e dytë e Festivalit të Shkencës ka nisur në të gjithë vendin, me gjimnazistët që po prezantojnë projektet e tyre në një garë që po vë në pah kreativitetin dhe pasionin për shkencën. Në Tiranë, janë prezantuar 107 projekte nga nxënësit e shkollave të mesme, që përfshijnë fusha të ndryshme si optika, sensorët, robotika, fizika dhe gjeologjia.

Kryeministri Edi Rama i quan punimet si “konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën”, duke vlerësuar nivelin e ideve të paraqitura nga të rinjtë. Nga kjo fazë, 13 projekte janë përzgjedhur për të kaluar në fazën e tretë, ku gara do të zhvillohet në nivelin e Drejtorive Rajonale të Arsimit.

“Një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën në Fazën II të Festivalit Kombëtar të Shkencës, ku me 107 projekte në një prezantim intensiv nxënësit e gjimnazeve të Tiranës sollën zgjidhje mbresëlënëse shkencore me tematikë nga optika te krijimi i sensorëve dhe robotika, projekte në fizikë apo gjeologji, ndërsa 13 super-ide siguruan vendin e tyre në fazën e ardhshme, ku gara do të vijojë në nivelin e Drejtorive Rajonale të Arsimit në gjithë Shqipërinë”,-shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?