Ambasadorja gjermane: Në zgjedhje të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë!

“Opozita duhet të futet në Parlament dhe të japë kontributin e saj për reformën në drejtësi”.

Është ky komenti i Amasadores Gjermane Susanne Schütz në Shqipëri e cila ka inspektuar punimet për nisjen e punës për ndërtimin e nënstacionit të ri të Orikumit në Vlorë.

Ambasadorja ka shtuar më tej se duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në të cilat duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të futen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ashtu sikurse Gjermania është shprehur zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme dhe të zhvillohen në kohën e duhur. Në zgjedhje duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të futen”, është shprehur ambasadorja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në inspektime ishte i pranishëm edhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i cili u shpreh se koalicioni po qeveris dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje në kohën e caktuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?