Analisti Mentor Nazarko për rënien Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez
”BE u investua në rrëzimin e kryeministrit Viktor Orban në Hungari, por vendimtare ishte fryma popullore dhe pakënaqësia e brendshme që solli ndryshimin”,-thotë analisti Mentor Nazarko, sipas të cilit Hungaria nuk mund të krahasohen me realitetin shqiptar.
”Unë mendoj që ishte populli që ka përcaktuar atë. Po ishte fryma pikërisht. Po u mblodh fryma popullore. Fryma popullore pavarësisht sistemit elektoral apo salamandrës elektorale, pavarësisht kontrollit mbi mediat që ai kishte, pavarësisht qeverisjes me grupet e mëdha ekonomike apo bankare. Ndoshta rënia e mirëqenies, ndoshta afërsia me Bashkimin Europian, me vende të veçanta, tradita gjermanike, austriake e të tjerë e të tjera. Ndoshta këto kanë ndikuar ashtu siç dhe fakti që ai ishte një dikush ishte i brendshëm. Pra kjo po përsëritet në të gjithë këta komentuesit. Pra ai hëngri sistemin nga brenda”, tha Nazarko në A2 CNN.
Nazarko theksoi se modeli hungarez nuk mund të aplikohet në Shqipëri dhe se opozita e ka të vështirë të ndjekë një skenar të tillë, pasi ndryshimi erdhi nga brenda sistemit. Analisti vuri në dukje gjithashtu se Hungaria është një vend shumë më i zhvilluar ekonomikisht dhe me traditë të konsoliduar demokratike, që nuk përputhet me realitetin politik dhe ekonomik të Shqipërisë.
”Ky është lajmi i keq për partinë e zotit Berisha, sepse i bie që ndryshimin do mund ta sjellë ta zëmë një nga këto rebelet e Partisë Socialiste . PD-ja duket nuk mund ta sjellë në qoftë se do ndjekin modelin hungarez, po është një zhvillim shumë interesant për shkak të përmasës së vendit, po edhe për lidhje me Shqipërinë, sepse është një vend që ka ndikim shumë të madh në Shqipëri dhe në Ballkan”.
KOHA JONË SONDAZH

