Angelin Preljocaj, një nga koreografët më të mëdhenj të globit me origjinë shqiptare
Angelin Preljocaj, Anëtar i Akademisë Franceze të Arteve është sot, një ndër 10 koreografët më të mëdhenj të globit. Ai ka lindur në Paris më 1957, nga dy prindër shqiptarë. Babai i tij qe arratisur nga Vermoshi ndërsa nëna ishte Ulqinake. Familja ngeli në Paris duke pritur vizën e emigrimit për Amerikë, po kjo u vonua. Kur ajo erdhi ata vendosën të mos largohen më dhe Angelini lindi në Francë. Siç thotë Kadare, Franca fitoi nga vonesa amerikane një nga koreografët e saj më të mëdhenj. Ai e nisi dansin i inspiruar nga Rudolf Nurejevi dhe prej 40 vitesh ka trupën e tij. Sot ndodhet në Tiranë ku ka ardhur edhe 3 herë të tjera, shkruan Blendi Fevziu.