Anija shqiptare “Oriku” ndalon gomonen me 60 emigrantë sirianë
Aktualitet E Enjte, 20 Maj 2021 16:01
Anija shqiptare “Oriku” ka realizuar me sukses ndalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët kishin për destinacion përfundimtar Greqinë.
Mësohet se anija shqiptare ka ndaluar një gomone e cila transportonte plot 60 emigrantë sirianë që pretendonin të kalonin në Greqi.
“Oriku” është pjesë e operacionit nga NATO për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm.

