Apeli dramatik i autoriteteve në Lombardi: Qëndroni në shtëpi, po vazhduat kështu nuk kemi mundësi të ndihmojmë të sëmurët
Lombardia është zona më e goditur nga koronavirusi në veri të Italisë. 16 mijë janë të prekurit nga virusi dhe numri i viktimave deri dje, 1640. Spitalet janë në maksimum dhe autoritet thonë se nuk ka më vende për terapi intensive.
Drejtuesit lokalë u kanë bërë thirrje prej javësh qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, por jo të gjithë janë bindur. Dje, Policia e Shtetit kërkoi nga kompanitë telefonike të monitoronte lëvizjet e banorëve të Lombardisë. Nga monitorimi del se më shumë se 40% e banorëve kanë dalë nga shtëpitë për një distancë më të madhe se 300 metra.
Attilio Fontana, President i Lombardisë tha sot në një konferencë për mediat, se lëvizjet e banorëve dhe mos bindja për izolim ka sjellë që kjo zonë të jetë me numrin më të madh të të infektuarave. Ai tha se lëvizjet nga banesat tregojnë dhe arsyet reale të mos uljes së numrit të të prekurve.
“Miq, unë po e them me ton të butë, por e shoh që më vonë duhet të ndryshojmë edhe mënyrat dhe ti bëjmë më të forta. Nuk po ju kërkojmë sakrificë të madhe, po u themi rrini në shtëpi. Rrini në shpi për të shpëtuar jetë dhe veten tuaj”, tha Fontana.
Ai deklaroi se nëse numri i të prekurve rritet me nga 1 deri në 2 mijë në çdo ditë, shumë shpejt emergjenca nuk mund tu përgjigjen të gjitha thirrjeve për të trajtuar të sëmurët.
blob:https://video.repubblica.it/c535b07a-f77e-43f1-b3b7-9905cd8d63ea
KOHA JONË SONDAZH

