Ardian Çipa priti zyrtarët e lartë të DASH

Zyrtari i lartë i DASH u prit dje nga drejues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtues i  Lartë Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar  dhe Krimet e Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa  dhe drejtues të tjerë të Lartë të Policisë, kanë  pritur në një takim Ndihmëssekretarin për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Oficer i Lartë  Diplomatik në Departamentin e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Alain Bersin dhe  delegacionin që e shoqëronte.

Jaupi, ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimet edhe në emër  të Drejtorit të Policisë së Shtetit, për ndihmën dhe bashkëpunimin e Departamentit Amerikan  përmes ICITAP, duke theksuar trajnimet e vazhdueshme për oficerët e Policisë Shqiptare dhe mbështetjen në sistemet e shkëmbimit të të dhënave biometrike, që ka përafruar teknologjinë bashkëkohore në punën e Policisë dhe ka sjellë rezultate në rritje, në finalizimin e shumë operacioneve.

“Shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e marrë nga Departamenti Amerikan përmes  ICITAP. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me sektorë të ndryshëm si DEA  dhe agjenci të tjera ligjzbatuese amerikane. Gjithashtu kemi patur dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të  ICITAP në shtrirjen e sistemit TIMS pas vitit 2004. Përmes tyre jemi përafruar me teknologjinë  bashkëkohore dhe rezultate më të shpejta përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit.  Suporti ka ardhur në vazhdim gjatë viteve, përmes trajnimeve të ndryshme nga ICITAP dhe  bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën Amerikane, sërish me trajnime për oficerët e Policisë  Shqiptare. Vlen të theksohet bashkëpunimi mjaft i mirë në drejtim të informacionit në luftën  kundër elementeve radikalë dhe terrorrizmi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?