Arrestime te Unaza, babai i Dorian Protoduarit: E kapën si kriminel sa zbriti nga autobusi!

Në përfundim të protestës së opozitës, policia ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dy banorë të Astirit që morën pjesë në tubimin para parlamentit.

Mes tyre është dhe Dorian Protoduari.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ati i tij për RTV Ora, e cilëson një hakmarrje të policisë për pjesëmarrjen në protestën e sotme por edhe tek Unaza e Re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i Dorianit, Flori Protoduari: Sapo mbaroi protesta, që u bë tubimi i fundit këtu te drejtoria e policisë së Tiranës, sapo zbriti nga autobusi i Tiranës së Re forcat e policisë, me kapuçë të zinj sikur të ishte kriminel. Balilin e morën me taksi kurse djalin tim e arrestuan sikurt të ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të Tiranës.Ai ka protestuar si gjithë të tjerët, mund të isha dhe unë atje.Këta i janë nisur vetëm fisit Protoduari në Unazë të Re dhe disa persona të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja. Nuk di tjetër pse duhet të shoqërojnë djalin tim, vetëm pjesëmarrja në protestë. Sot nuk kemi protestuar, jemi mbl;edhur vetëm te Pedonalja.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?