Kryeministria si zonë ”lufte”, pemë në flakë dhe hidhet gaz lotsjellës pa fund. Të rinjtë në Kryesinë e Kuvendit: Të digjet
Studentët dhe protestuesit vijojnë të qëndrojnë tek Kryeministria, edhe pse e gjithë zona aty është e mbuluar nga tymi i gazit lotsjellës që hedh herë pas here Policia e Shtetit për të shpërndarë turmën. Si përgjigje protestuesit kanë hedhur molotovë dhe janë djegur disa pemë tek Kryeministria.
Nga ana tjetër, me mjete rrethanore po tentohet edhe të hapet dera e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë ndezur zjarr. Ata kanë thirrur në kor “digje, digje…”. Përplasjet janë shtrirë edhe në rrugën ”Ismail Qemali” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë dëmtuar pronën publike dhe kanë tentuar të krijojnë barrikada me vazo lulesh dhe blloqe betoni.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të godinës, ndërsa policia dhe efektivë të Gardës së Republikës kanë përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën. Përplasjet janë shtrirë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Raportohet se protestuesit kanë dëmtuar godinën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa më herët janë raportuar dëmtime edhe në ambientet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën “Ismail Qemali”, situata vijon të jetë e tensionuar. Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë dëmtuar pronë publike dhe kanë tentuar të krijojnë barrikada me vazo lulesh dhe blloqe betoni.
Në disa pika janë raportuar vatra zjarri. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, ndërsa forcat speciale dhe efektivë të njësisë “Shqiponja” janë pozicionuar pranë institucioneve. Edhe punonjës të Gardës së Republikës kanë hedhur gaz lotsjellës nga tarraca e Kryeministrisë drejt protestuesve.
Unaza është bllokuar si pasojë e protestës. Pranë Lanës janë djegur kartona dhe një kosh plehrash. Dy prej tyre janë vendosur në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10096






