Zjarr në Kryesinë e Kuvendit, Peleshi: Vandalizmi s’ka lidhje me studentët. Partitë të distancohen nga thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar kundër shënjestrimit të godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike, duke e cilësuar vandalizmin të papranueshëm dhe të palidhur me protestën demokratike të studentëve.

Në reagimin e tij, Peleshi thekson se dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe shoqërinë. Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë, duke vënë në dukje se interesat politike nuk duhet të vendosen mbi interesin e vendit.

”Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme. Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë. U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?