Arrestimi i biznesmenit në Elbasan, drejtori i policisë së Elbasanit takim në Prokurori
Pas arrestimit të biznesmenit O. S në Elbasan të cilit iu gjetën 863 mijë euro si dhe 2 patenta në emër të Saimir Tahirit, drejtori i policisë së Elbasanit Altin Qato ka zhvilluar një takim në prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me këtë çështje.
Takimi me prokurorët e krimeve të rënda, po zhvillohet për hetimin e 863 mijë eurove të kapura në Elbasan një javë më parë në makinën e Orest Sotës.
Altin Qato dhe prokurorët janë takuar për të koordinuar veprimet prokurorisë me policinë për hetimet. Në makinën e Sotës përpos 863 mijë eurove u sekuestrua edhe tre patenta, dy të Saimir Tahirit dhe një të gruas së tij.
Orest Sota u shpreh se shumën po e dërgonte për një pagesë te Kurum, ndërsa patentat i kishte harruar shoferi i Tahirit, me të cilin ai kishte miqësi. Megjithatë gjykata vendosi ta lerë në burg Sotën deri në përfundim të hetimeve.
Vijon…