Arrestimi i kirurgut, mjekët e spitalit të Shkodrës në protestë
Mjekët e Spitalit të Shkodrës janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të enjte, pas arrestimit të mjekut kirurg, Edi Smalaj. Mjekët kanë paralajmëruar se nëse nuk lirohet kolegu i tyre, do të bojkotojnë punën.
Shefi i Kardiologjisë së Spitalit të Shkodrës u arrestua nga policia mesditën e djeshme pasi akuzohet për korrupsion. Mjeku Edi Smalaj hapi kartelë pa motiv për pedagogun Simon Lufi, duke e shtruar atë në spital, nën argumentin se pedagogu ka probleme kardiake.
Sipas policisë, pas paraqitjes në spital të pedagogut të arrestuar, Smalaj e shtroi atë tek departamenti i kardiologjisë. Dyshohet se shtrimi në spital u bë pa motiv për të favorizuar në gjykim Lufin.
Pedagogu u paraqit dje për të marrë ndihmë në spital ku mori shërbimin në urgjencë. Disa orë më pas, mjeku Smajlaj i ka hapur kartele edhe pse nuk ndodhej në shërbim.
Pedagogu Simon Lufi bashkë me një kolegun e tij Roakin Daberdaku është arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit, për shkak se u merrnin studentëve nga 200 deri në 700 euro për provime.
– See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/arrestimi-i-kirurgut-mjeket-e-spitalit-te-shkodres-ne-proteste-387325.html#sthash.xDevp2h9.dpuf

