Arrestohen 3 grabitësit që lidhën dhe dhunuan rëndë çiftin e moshuar në Durrës

Arrestohen 3 autoret që dhunuar rëndë një çift pensionistësh në Shkallnuer të Durrësit, pak ditë më parë.

Pre e grabitjes ranë një çift të moshuarish, të cilëve përveçse autorët u vodhën (tre persona) rreth 100 000 lekë, i lidhën ata dhe torturuan. Dy bashkëshortët e moshuar M.E., 77 vjeç dhe SH.E., 69 vjeçe përfunduan në spital nga dhuna. Ndërkohë, policia është në kërkim të autorit të tretë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?