Arrestohen 4 shoferë pa patentë dhe të dehur
Katër drejtues mjetesh janë vënë në prangat e policisë pasi janë kapur pa patentë dhe në gjendje të dehur.
Në kuadër të operacionit “Blici rrugor” në Fier dhe Lushnjë janë vendosur 101 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Ky operacion policor bëhet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Të arrestuarit janë:
1.Shyqyri Hazizi, 54 vjeç, banues në Lagjen 3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 322 ER, në gjendje të dehur.
2.Armando Behari, 19 vjeç, banues në Lagjen e Re, Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi.
3.Fefri Toshkallari, 50 vjeç, banues në Allkaj, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Lincon” pa leje drejtimi.
4.Durim Dokrri, 42 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Bashan” pa leje drejtimi.
Gjithashtu, në lidhje me masat për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, janë vendosur 101 masa administrative.
Edhe në ditët në vijim Efektivët e Policisë Rrugore të Qarkut Fier do vijojnë punën për ndëshkimin e çdo shkelje të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

