Arrestohen shqiptarë për masakrën në Nisë, ‘Le Parisien’: Ndihmuan terroristin
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga sulmit terrorist në Nise, autoritetet franceze kanë arrestuar së fundmi 11 persona të cilët janë vënë nën hetimet e drejtorisë së anti-terrorizmit “SDAT” .
“Le Parisien” shkruan se disa nga këta të arrestuar janë nga komuniteti shqiptar dhe janë veçanërisht të lidhur me një kallashnikov që është gjetur në një garazh në Nicë në fund të korrikut. Ata kanë deklaruar se nuk e dinin se Muhamedi Lahouaiej Bouhlel ishte duke shkuar në festën e Ditën e Bastijës për të shtypyr 86 njerëz me kamion.
Prokurorët kanë mbajtur në burg tre shqiptarë të tjerë, të akuzuar se kanë ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel të kryente masakrën në 14 korrik, shkruan prestigjozja franceze.
Ndërkohë një 24-vjeçar shqiptar i arrestuar së fundmi është kushëriri i Artan Henaj, I riu së bashku me dy personat e tjerë kanë biseduar me Ramzi Arefa, për të marrë armët nga çifti: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe
Theksojmë se disa ditë pas sulmit terrorist që shkaktoi mbi 85 të vdekur, policia franceze arrestoi dhe çiftin shqiptar: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe. Këta të fundit dyshohet se i kanë shitur armën terroristit.
“Le Parisen” shkruan se ata ,janë akuzuar për “bashkëpunim dhe mbështetje në përgatitjen dhe kryerjen e këtij sulmi terrorist”.
Në orën 23.00 të 14 korrikut, Festës së Pavarësisë së Francës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel hyri në shëtitoren kryesore të Nises me një kamion 25 tonësh dhe shtypi qindra persona që po festonin, duke vrarë 85 prej tyre dhe duke lënë mbi 200 të plagosur./Le Parisien/

