Arrestohet 15 vjeçari për 7 vjedhje biçikletash e kasetofonash
Një 15 vjeçar u arrestua nga policia pasi është autori i një sërë vjedhjeve, të cilat i ka kryer në bashkëpunim me dy të tjerë, njëri 14 vjeç dhe tjetri 18 vjeç. Policia e Tiranës tha se ka arrestuar adoleshentin me iniciale E.N. Ndaj tij janë dokumentuar disa vjedhjes si kasaforta makinash, biçikleta, etj.
Vjedhjet:
-Më datë 10.08.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. H.
Më datë 03.-10.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V. H.
-Më datë 05.11.2016, ka vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. H.
Gjithashtu nga veprimet e para proçeduriale rezultoi se shtetasi E. N., në bashkëpunim me shtetasit, – E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë – E. A., 14 vjeç, banues në Tiranë.
Janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa bicikletave dhe konkretisht:
-Më datë 10.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit D. S.
-Më datë 24.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetases M. K.
-Më datë 12.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit E. T.
-Më datë 20.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. H.
Biçikletat e vjedhura dyshohen ti’a kenë shitur shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Kasetofoni i automjetit tip “Isuzu” – Biçiklete e vjedhur më datë 12.10.2016.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.

