Arrestohet 32-vjeçari, në 2015 plagosi më armë një person

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim dhe i akuzuar për plagosje të një personi tjetër në vitin 2015. Sipas policisë u arrestua Ervisjon Lleshaj , 32 vjeç , banues në Kurbin.

“Me datë 07.12.2015 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje ” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 88-25 dhe 278/5 të Kodit Penal. Me datë 03.12.2015,  ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij ,  pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri shtetasin M.S. 27 vjeç, banues në Kurbin”, sqaron policia.

32-vjecari akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?