Arrestohet 32 vjeçari, shiti të njëjtin apartament disa herë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e sotme ka vënë në pranga Engjëll Bengasi, 32 vjeç për veprën penale mashtrim dhe falsifikim dokumentash.
32-vjeçari është arrestuar pas kallëzimit të Q.M 23 vjeçe banuese në Tiranë, pasi dyshohet t’i ketë marrë një shumë prej 50.000 euro dorazi duke shmangur veprimet bankare pa mandat arkëtimi.
Ai i ka premtuar shtetasen se do t’i shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko” Tiranë, në shumën që i kishte marrë këto por këto apartamente i janë shitur personave të tjerë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim dhe fallsifkim i dokumentave (kontrata)”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?