Arrestohet hajduti i motorrëve në Tiranë.

Ishte kthyer në tmerrin e pronarëve të motorëve të vegjël, por më në fund është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Tirana që sipas policisë është me tendenca të theksuara kriminale.

Ditën e sotme gjatë operacionit të koduar “Piaggio” është vënë në pranga Shpëtim Kruja, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Arrestimi i këtij personi është bërë pasi në vendin e quajtur “Pallati Ferrari”, në rrugën “Mine Peza”, dyshohet të ketë vjedhur motorin e tipit “Piaggio Liberty”, në pronësi të shtetases F. M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motori i tipit “Piaggio Liberty”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky person, kryente këtë veprimtari kriminale, i vetëm dhe operonte kryesisht në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

I arrestuari akuzohet për vjedhjet e mëposhtme:

Më datë 07.08.2016, në Institutin Bujqësor, ka vjedhur motorin tip “Lifan” të shtetasit S. P.

Më datë 20.08.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek një servis, ka vjedhur motorin tip “Piaggo”, të shtetasit R. M.

Më datë 10.09.2016, në rrugën “Skënder Kosturi”, ka vjedhur motorin tip “Yamaha” të shtetasit Sh. V.

Më datë 05.10.2016, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur motorin tip “Fuego”, të shtetasit A. H.

Me datë 28.10.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, ka vjedhur motorin tip “Yamaha”, të shtetasit G. L.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?