Arrestohet ish-dhëndri që plagosi familjarët e ish-gruas
Pak orë pasi plagosi tre familjarë t ëish-bashkëshortes së tij, Policia e Tiranës ka vënë në pranga Marjan Levantin.
Rreth orës 20:30 në zonën e Unazës së Re, Levanti plagosi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish kunatin e tij, pas një konflikti që sipas hetimeve paraprake të policisë ka të bëjë me divorcing mes ciftit.
Marjan Levanti është person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën
Mësohet se divorci për Marjan Levantin, ka ardhur pas kohës së lirimit të tij nga burgu, ndërsa shkaku i konfliktit, është bërë me dije mos rënia dakord për ndarjen e pasurisë në procesin e divorcit të përfunduar para pak muajsh. Autori në 2015-ën ka dalë nga burgu pas dy vjetëve dënim për akuzën e plagosjes.

