Arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, por edhe disa zyrtarë të tjerë
SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste mbrëmë.
Arrestohet biznesmeni Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj, ish-zëvendërministër i Shëndetësisë lidhur me koncensionin e sterilizimit. Ndërkohë janë lëshuar edhe disa urdhër arreste të tjera
Arrest shtepie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik në ministrinë e shendetsisë
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi
AKUZAT
Falsifikim dhe shperdorim detyre
Ilir Rrapaj ka akuzen e mashtrimit
Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim dhe mbrëmë me urdhër të tij dje u shoqërua në polici biznesmeni Ilir Rrapaj, që përfitoi koncensionin e sterilizimit.
Pronari i kompanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40 për qind të aksioneve fituan koncesionin me vlerë 100 milionë euro.
SPAK thërret ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ish-ministri do të pyetet në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.
Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.