Arrestohet personi i tretë i shpallur në kërkim për trafikun e 1 kg kokaine

Arrestohet edhe personi i tretë i shpallur në kërkim për sekuestrimin e 1 kg kokaine në kryeqytet.

Mësohet se 41 vjeçari, Arnold Kurti është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme në afërsi të Shkollës së Kuqe.

Mbrëmjen e 25 janarit u arrestuan dy bashkëpunëtorët e Kurtit, Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe

Swiss Digital Desktop Reklama

Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim të dokumentave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni: Rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”,është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti shtetasin Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.

Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e shtetasit Gjergji Gjinaj, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.

Sasia me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokaine”, e cila rezultoi me peshë 978 gramë u gjet në automjetin tip Fiat me drejtues Gjergji Gjinaj.

Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës. Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.-oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?