Arrestohet ushtari i ISIS në Pogradec. Kapet me kallëp tritoli e fishekë
POGRADEC- Një i ri nga Pogradeci është vënë në pranga ditën e sotme, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij në fshatin Guras iu gjetën lëndë plasëse dhe municione. 29-vjeçari Ervin Duka, prej disa ditësh ishte kthyer nga Siria, ku kishte shkuar bashke me disa të rinj të tjerë.
Ndërsa në vitin 2014, Duka u deklarua si një prej të plagosurve në Siri. Sakaq, policia e cilëson atë si një person me rrezikshmëri të lartë.
“Gjatë kontrollit të sotëm të policisë, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: Një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol, si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet nga ngarkim të tij për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/BW

