Arrestohet zjarrfikësi në Pukë, e fundos ajo çfarë iu gjet në banesë

Një punonjës i Zjarrfikëses në Pukë është arrestuar sot, pasi nga kontrolli në banesë iu gjetën municione.

Policia bën me dije se kishte mbledhur informacione në rrugë operative për të kontrolluar banesën e 48-vjeçarit M.Gj. punonjës në PMNZSH Pukë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
686 copë fishekë automotiku.
374 copë fishekë Pistolete TT.
4 copë krehëra automotiku.
Një palë pranga si të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?