Artan Hoxha: Bandat shqiptare e marrin vetë drogën në Amerikë Latine, lufta bëhet atje
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar sot në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24 rrëfeu detaje të reja mbi atentatin që iu bë një shtetasi shqiptar në Ekuador, pas prishjes së pazarit për trafikun e kokainës. Sipas Hoxhës, ky shtetas kishte marrë edhe shtetësinë ekuadoriane dhe qëndronte aty prej 8 vitesh.
Një shtetas shqiptar i është bërë atentat në një nga vendet e Amerikës Latine…ç’farë dini ju?
Hoxha: Po, është qëlluar në Guaekil të Ekuadorit, qyteti i dytë më i madh. I kemi parë shqiptarët të mbërrinin në Venezuelë dhe tani kanë mbërritur në Peru dhe Ekuador. Shtetasi në fjalë ka 8 vjet që qëndron atje ka marrë edhe shtetësinë .
Ende nuk dihet emri?
Hoxha: Akoma, nuk e ka bërë të ditur as policia e Ekuadorit..dyshohet të jetë viktima e 6 në Ekuador, si shqiptar është i dyti
Ekuadori është një vend me nivel të lartë të trafikut të kokainës?
Hoxha: Pas sulmit të DEA pozicionin e humbur nga Kolumbia filloi ta zërë Ekuadori dhe Bolivia. Kolumbia dalë nga dalë filloi të humbte peshën si vendi kryesor i eksportimit të kokainës, dhe pozicionin e tij filloi ta zërë Ekuadori. Pastaj gjatë kryengritjeve që u bënë në vend, u nda Ekuadori nga Kolumbia, dhe sot ky vend rezulton si një nga eksportuesit më të mëdhenj të kokainës në botë. Aty ka kartele.
Ju thoni që janë vrarë dy shqiptarë aty. Ka shumë shqiptarë që qarkullojnë në vende të tilla? A kanë lidhje me Shqipërinë?
Kur ndodhi ngjarja e 30 majit në po këtë qytet, u qëllua një shqiptar që quhet Ilir Hidri, 30 vjeç. Ai kishte shkuar për një sasi kokainë, me vlerë 15 -20 mln dollarë nëse shkonte ne tregun europian. Edhe atij iu bë atentat mafioz. Ndy persona me motor e qëlluan nga pas koke. Drejtori i policisë së krimit të organizuar në vend, ka reaguar pas ngjarjes së dy ditëve më parë, dhe thotë se ngjarjet lidhet me njëri-tjetrin. Ai thotë se ekzekutori, mund të jetë autor edhe i 4 vrasjeve të tjera në vend. Teksa po udhëtonte bashkë me një femër në makinë, më 7 nëntor iu bë atentat një shqiptari tjetër. Ai lëvizte me makinë të blinduar, por gruaja hapi xhamin e makinës për të pirë cigare, dhe në atë moment, ekzekutori ka qëlluar me armë drejt objektivit. Fakti që shqiptarët anë vajtur dhe janë bërë faktor atje, kanë shkuar në burim. Pra kanë shkuar të mbyllin ciklin. Të njëjtën gjë bënë me kanabisin nga Pakistani.
Çfarë bëjnë këta grupe shqiptarësh atje?
Jo thjeshtë kanë vajtur atje, por grupet shqiptare po ndeshen me njëri-tjetrin në burim. Në qershor 2014, u kap një kolumbian, u kap laborator kokaine në periferi të Tiranës. Droga erdhi nga Ekuadori dhe do shkonte në Fier, kontenieri me drogë në Mal të Zi. Do shkonte droga në një kompani në Fier në pronësi të një gruaje në moshë.
Këta nuk janë vetëm trafikantë që janë instaluar në grupet e forta të Amerikës Latine, por këtë drogë e lëvizin drejt kufirit shqiptar?
E sjellin në Shqipëri dhe më pas e çojnë në Perëndim. Vjen droga këtu, përpunohet se vjen këtu e papërunuar. Ishte e tretur në rroba, dhe nga kimikatet e sjellin në gjendjen e mëparshme dhe më pas e përpunojnë dhe e shesin në Perëndim.

