Artan Hoxha: Ja si shkojnë punonjësit nga Tirana për të punuar në magazinat e hashashit

Gazetari i “News 24”, Artan Hoxha ka treguar në emisionin Oktapod se shumë njerëz nga Tirana nisen për të punuar në parcelat e mbjellura me kanabis.

Hoxha tha se në orën 05:00  të mëngjesit, ende pa zbardhur drita mirë, afërsisht 700-800 persona, në dalje të kryeqytetit, hypin në furgonë për t’u nisur në destinacion.

Ai theksoi se mosha e tyre varion nga adoleshentë e deri tek 60-vjeçarët. Sipas tij, ata nuk lejohen që të mbajnë aparat celular me vete për shkak të gjurmimit, si dhe frikës nga filmimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Paga e tyre ditore, varion nga 20 mijë lekë deri në 50 mijë lekë te vjetra, që duhet thënë se nuk është pak për një familje në nevojë”, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, gazetari ka theksuar, se pakti i tyre me trafikantët është që ata të mos tregojnë për vendodhjen dhe përsonat përgjegjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?