Artan Hoxha: Sot “famozi” Dorian Duçka (personazhi i FBI) iku me charter special drejt Dubait

Sot gazetari Artan Hoxha shkruan se Dorian Duçka, personazhi që del në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, i akuzuar se ka marrë shuma të mëdha në dollarë nga pala shqiptare; pra ish-zv/ministri dhe këshilltari “pa pagesë” i kryeministrit, iku drejt Dubait.

Ndër të tjera Artan Hoxha i drejtohet kryeministrit: “Edi Rama, dorëzoje këshilltarin tënd special pa pagesë, njëherazi dhe kushëririn e parë të Ilir Metës.

Ndërkohë po presim, që hakerat iranianë të na japin identitetin e pastrueses te shtëpisë së Dorian Duçkës!”- shkruan Hoxha.

Në foto: Dorian Duçka duke ikur në Dubai.

Ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për Dorian Duçkën, që sot na la shendenë duke u strehuar në Dubai:

“Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, në të, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.

Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me marrëdhëniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-së, zëdhënësi i qeverisë mohoi, që takimet të kenë patur ndonjë lidhje me ato që thuhen në aktpadi:“Siç e ka sqaruar edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka pasur një raport miqësor me zyrtarin e FBI, me të cilin janë takuar disa herë, qoftë në Tiranë, qoftë në New York, po takimet e tyre s’kanë pasur asnjë lidhje me çka thuhet në akt-padinë në fjalë lidhur me persona të tjerë.”

Sipas akt-padisë, ishte pas këtij udhëtimi në Shqipëri në shtator që “i pandehuri McGonigal ka mbajtur një miqësi të vazhdueshme me Kryeministrin [Rama].”

Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA”- shkruan VOA.

Në foto: Dorian Duçka në avion sot duke ikur për Dubai pasi plasi skandali i ish-zyrtarit të të FBI.

SHKARKO APP