Artan Lame prezanton koleksionin privat të flamujve

Hulumtuesi Artan Lame ka prezantuar koleksionin privat të flamujve shqiptarë në 100 vjetorin e shpalljes së Korçës republikë. Sot në ditën e rikonstruksionit të “Shtëpisë së Flamurit” në Korçë, pas shembjes së saj nga privatët, Artan Lame ka treguar se vlerat korçare qëndrojnë akoma të forta, raporton newsbomb.al.

I pranishëm në “Shtëpinë e Flamurit” në Korçë ka qenë dhe zv.kryeministri Niko Peleshi, i cili shprehet tejet i lumtur për rikthimin e këtij momumenti të rëndësishm kulturor. “Shtëpia e Flamurit do të rikthehet siç ka qenë. Korça ka arritur të ruajë historinë ashtu siç kanë arritur dhe  shumë zona apo qytete të tjera të ruajë trashëgiminë.

Korça ka arritur të restaurojë trashëgiminë historike sot me rindërtimin e “Shtëpisë së Flamurit”. Kështu duhet të veprojmë me rindërtimn e monumenteve historike dhe kur ato zhbëhen”, tha Peleshi.   Po ashtu dhe kreu i ALUIZNI-t ka falenderuar të gjithë ata që kontribuojnë për ruajtjen e vlerave kombëtare, sidomos të simbolit tonë kombëtar, flamurit. “Falenderojmë ata njerëz që falë përkushtimit të tyre e realizuan këtë mrekulli. Flamujt janë simboli shtetëror. Ka qenë gjithmonë një pjesë problematike ndryshimi i tyre. Kanë bërë gjithmonë ndryshime, i kemi vënë kurorë, dykrenare…, por ajo çfarë s’ka ndyshuar asnjëherë është fusha e kuqe dhe shkaba ndykrenore e zezë”,-tha ndër të tjera Lame. Në eveniment u prezantua para qindra të ftuarve, koleksioni me flamujtë e Shqipërisë ndër vite. /Newsbomb.al.

SHKARKO APP