As atëherë nuk guxuan të hynin në shkolla
Nga Oerd Bylykbashi*
Pothuaj 28 vite me pare, ne shkurt te vitit 1991, nxenesit e gjimnazit Naim Frasheri ne Durres organizuan nje marshim demonstrativ neper qytet bashke me gjimnazet e tjera, ne mbeshtetje te greves historike te urise se studenteve ne Tirane.
Me pas ne nxenesit, kur u mor vesh se policia mund te nderhynte per te na penguar, u futem ne palestren e shkolles. Ne kishim bindjen qe policia nuk kishte te drejte te futej ne ambientet e shkolles dhe aty mund te vazhdonim protesten te qete.
Aty, me keshillen e disa mesuesve qe kishin themeluar PD ne shkolle dhe nen shembullin e kerkesave te studenteve, u vendos qe kerkesave tona t’u jepej sfond politik dhe kerkuam heqjen e bustit te Enver Hoxhes nga shkolla, kendit te emulacionit komunist dhe cdo parrulle te Enver Hoxhes nga klasat e mesimit. Nje perfaqesi nxenesish shkuam dhe ia paraqitem kerkesat drejtoreshes komuniste te shkolles e cila u zbardh ne fytyre.
Ne fakt, policia me forca prej disa dhjetrash, ishte afruar ne oborrin e shkolles dhe ishte e gateshme te hynte per te na shperndare dhe perzene nga shkolla, por stafi i mesuesve nuk i lejoi duke marre persiper zgjidhjen e situates. Me pas morem vesh qe kishim rrezikuar qe te shperndaheshim me force. E nenvizoj, ishte shkurti i vitit 1991, qeveria komuniste e Ramiz Alise ishte ne fuqi, dhe policia komuniste ishte po ajo xhahilja. Pak dite me vone u rrezua statuja e Enver Hoxhes ne Tirane.
Sot, 28 vite me pas, ne nje shtet gjoja demokratik, Edi Rama fut policine e shtetit dhe forca parapolicore neper universitete per te nderprere greven e studenteve dhe shperndarjen e tyre. Studentet kane arritur ta grisin imazhin karagjoz te Kryeministrit. Sot ka ardhur koha per te shporrur Edi Ramen.
*Autori i këtij shkrimi, Oerd Bylykbashi, është deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë

