As makina e as firmato: Shqiptarët i prishin paratë për…
Të dhënat më të fundit tregojnë se shqiptarët i bëjnë lekët rrush e kumbulla me ilaçe. Sipas INSTAT-it shifrat e shpenzimeve që shkojnë për blerjen e ilaçeve në muaj janë mjaft të larta.
Nga studimi u vu re që më shumë sesa për shërbime a vizita mjekësore, shqiptarët bëjnë kërdinë duke blerë ilaçe. Kështu kujtoni herët e shumta, kur pa u konsultuar me një mjek keni shkuar në farmaci dhe keni blerë një ilaç pa patur recetë.
Farmacistët thonë se përdorimi me kaq shumicë i tyre rrit rezistencën e trupit, ndaj një pjesë të mirë i duhet ta shtojë dozën për të patur sadopak efekt.
Studimi i Institutit të Shëndetit Publik ka vënë re një përdorim të gjerë të antibiotikut, shpesh në raste të gabuara. 73% mendojnë se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë, ashtu si dhe ftohja apo gripi i zakonshëm.

