As shiu dhe rrebeshi nuk ndalon mijëra qytetarë të dalin në Tiranë dhe Vlorë për festën e Pavarësisë
Shqiptarët kudo ku ndodhen festojnë sot dhe nesër ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
E gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, me rrebeshe e dëborë, por kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët të festojnë këtë ditë të rëndësishme.
Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete në Sheshin Skënderbej dhe jo vetëm.
Me çadra, veshje popullore dhe flamuj mijëra qytetarë po i bashkohen festës në sheshin Skënderbej.
Në qytetin e Vlorës janë mbledhur sot jo vetëm shqiptarë të Shqipërisë, por dhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët mes emocionesh festojnë 28 Nëntorin.
Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një.