Astrit Patozi: Ta kesh drejtorin shok burgu, kriminelët…

”Stuhia” në burgjet shqiptare me shkarkimet dhe ndjekjen penale për shumicën e drejtuesve të burgjeve, ka sjellë reagimin e parë nga politika. Është ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ku me ironi shkruan se nga nesër në burg mund të kesh shok edhe drejtorin.

Në një postim në facebook, Patozi shkruan se: ”Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri. Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar”.

Më tej Patozi thekson se ka qenë kriter i ”Rilindjes”, që pas riedukimit, ti zbaton me korrektesë detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës. Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha”,-shkruan ish-deputeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ironi Patozi vazhdon duke thënë se të burgosurit kriminelë do të kenë në burg edhe drejtorin që dikur ka qenë shok i vjetër i bandës.

”I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.  Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës. Dhe thonë pastaj që këta nuk po bëjnë shtet”,-mbyll komentin ish-deputeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?