Atentat biznesmenit shqiptar në Greqi
Një atentat mafioz ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjien Glifadha të kryeqytetit grek.
Sipas policisë greke , tre persona të tjerë, një prej të cilëve shqiptar, kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të zonës.
Dy persona me maska në fytyrë kanë qëlluar kundër shtetasit shqiptar me moshë 37 vjeç.
Viktima, që ishte dhe bashkëpronar i lokalit, ka marrë plagë të rënda në kraharor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Personat me maskë kanë shtënë dhe kundër një tjetri shtetas shqiptar, i cili është plagosur.
Janë plagosur dhe dy prej klientëve grekë të barit, të cilët nuk ishin në objektiv.
Menjëherë pas kësaj, atentatorët që vlerësohet se janë gjithashtu shtetas shqiptarë, janë larguar.
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa policia po shqyrton filmimet nga kamerat e sigurisë.

