Atentat me armë zjarri, plagoset 25-vjeçari
Një atentat me armë zjarri është verifikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, aty ku Marvin Malja ka mbetur i plagosur. Nga të dhënat e fundit rezulton se 25-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur një grup hetimor për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihen ende motivet apo autorët e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e plotë të plagosjes.

