Atentat në Lushnje/Vriten 2 të rinj, njëri kunat i Aldo Bares
Dy të rinj janë ekzekutuar pasditen e sotme në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës, pas një atentati ndaj tyre. Atentati mafioz me kallash në mes të qytetit, ka lënë dy viktima dhe tre të plagosur, ndërsa ka shkaktuar panik tek të gjithë.
Burime theksojnë se njëri prej viktimave është 27-vjeçari Zamir Latifi. Identiteti i viktimës tjetër dhe i tre të plagosurve nuk dihet ende. Një nga viktimat mësohet se është kunati i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjes. Ndërsa viktima tjetër dyshohet të ketë qenë pjesë e kësaj bande. Forcat speciale janë në vendngjarje për të kapur autorët.

