Athinë, shpërthim i fuqishëm në një fast-food në “Victoria Square”
Të paktën 6 persona raportohet se mbetën të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e një fast-foodi në sheshin qendror “Victoria Square” në Athinë.
Shperthimi ka ndodhur në bodrumin e fast-foodit.
Nga shpërthimi një shtëpi u përfshi nga flakët, ndërsa janë dëmtuar dhe dy kompani pranë dhe disa makina.
Në kryqëzimin e rrugëve Heyden dhe 3 shtatori mbërritën menjëherë 20 zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Në kohën e shpërthimit në dyqanin «Everest» ishin klientët dhe punonjësit.
Thuhet se në mesin e të plagosurve është edhe një grua që është shtruar në spitalin e Athinës në gjendje kritike për jetën.
Zjarrfikësit po kontrollojnë çdo centimetër të restorantit ku ndodhi shpërthimi, po ashtu dhe të dy bizneseve pranë tij.
Zona është bllokuar si dhe është mbyllur stacioni i trenit në Victoria Square.
Sipas njoftimeve, incidenti duket të jetë i lidhur me rrjedhjet e gazit gjatë punës në bodrumin e biznesit.
Një dëshmitar okular në vendngjarje tha për zougla.gr se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt. “Shpërthimi ishte i fortë. Shkatërroi çdo gjë”.
EPA/PANTELIS SAITAS
EPA/PANTELIS SAITAS
EPA/PANTELIS SAITAS
EPA/PANTELIS SAITAS
EPA/PANTELIS SAITAS





KOHA JONË SONDAZH

