Aty ku nuk lind dot, Bulqiza prej 10 vitesh pa gjinekolog (FOTO)

Një realitet i hidhur që ata jetojnë aty, e që vuajnë për të sjellë në jetë foshnjet e tyre. Ky është ajo për të cilët nënat që dëshirojnë të bëhen me fëmijë, në Bulqizë nuk mund të lindin sepse nuk ka mjet gjinekolog.

Prej 10 vitesh mungon mjeku gjinekolog. Falë afërsisë me Burrelin shpëtim gjenin në maternitetin e tij, por tani që vetë spitalit të Burrelit i mungon gjinekologu, i vetmi spital i afërt është ai i Dibrës, 1 orë e 30 minuta larg, thekson Top Channel.

E ku tani në dimër ku temperatuart janë nën minus, gjendja vështirësohet e ku rruga bëhet e pakalueshme nga ngricat, apo bora.  Kryeinfermierja e spitalit Majlinda Lazri, shprehet se kjo gjendje zgjat prej 10 vitesh dhe si mënyra më e mirë i kanë dërguar gratë shtatzëna drejt Burrelit e së fundmi drejt Dibrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në spitalin e Bulqizë veç mjekut gjinekolog mungon edhe mjeku kirurg, reanimator, obsetër – gjinekolog etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?