“Audi i blinduar në Elbasan”, Gjykata pushon çështjen për një nga të akuzuarit
Gjykata ka marrë sot në shqyrtim kërkesat e të akuzuarve për heqjen e masës së sigurisë, në lidhje me incidentin në Elbasan , ku u godit makina e ish-zv/drejtorit të policisë Gjergji Oshafi nga një mjet tip “Audi” i blinduar.
Kërkesa është ngritur nga Valmir Dedja, Ledio Zabeli, Klemend Xhaferri, të akuzuar si protagonistë të këtij incidenti. Gjykata ka vendosur të pushojë çështjen vetëm për Valmir Dedjan ndërsa avokatët janë tërhequr nga kërkesa për rivlerësimin e masës.
CFARE NDODHI MBREMJEN E 18 SHTATORIT NE ELBASAN
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 18 shtatorit në qytetin e Elbasanit, kur një automjet i blinduar tip “Audi” A8, goditi makinën e patrullës së policisë që po shoqëronte për verifikim në komisariat një “Range Rover” me vlerë 100 mijë euro.
Në operacion duket se kanë ndërhyrë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Renea pasi situata doli nga kontrolli në Lagjen “Dyli Haxhire” Audi A8 goditi nga pas mjetin e Policisë me targa MB 002 AA dhe u fut në Tregun Ushqimor.
Autoritetet thonë se mjeti dyshohet të jetë i blinduar, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP, shtetasi P.C që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.
VIDEO E PERPLASJES
Në pamje duket që në orën 20:03 është ndaluar një mjet “Range Rover” nga policia.
Në orën 20:06 duket furgoni i forcave Shqiponja që pasi mbërrijnë në vendngjarje dhe parkohet në hyrje të tregut ushqimor, shoqërohen 2 personat e ndaluar në mjetin “Range Rover”. Në vendngjarje numërohen mbi 15 policë.
Ora 20:07 momenti kulminant kur mjeti “Audi ” përplas makinën e zvdrejtorit të policisë dhe futet në brendësi të tregut. Të paktën dy punonjës policie, një me Kallashnikov dhe një me pistoletë qëllojnë në drejtim të makinës së blinduar.
Ora 20:21, 14 minuta më vonë, në vendngjarje mbërrin përforcimë nga policia kriminale pasi në sallën operative është dhënë informacioni për ngjarjen e rëndë dhe të shtënat.
Ora 20:28 nga brenda rrethimit të tregut afrohet një automjet tip “Volkswagen” që pas disa sekondash kthehet pas në pamundësi për të dalë.

